Borë në Bulqizë, fermerët të frikësuar për të mbjellat dhe pemët që kanë çelur frytet e para

10/04/2022 17:47

Edhe pse kemi hyrë në muajin e dyte të pranverës, dëbora ka zbardhur qytetin  e Bulqizës, teksa temperaturat kanë zbritur me disa gradë.

Në Ostren, Klenjë, Trebisht, Zerqan, Martanesh, Xiber-Murrize, trashësia e borës arrin nga 3 deri në 10 centimetra.

Një situatë e tillë, edhe pse jo alarmante, ka shtuar frikë te fermerët për dëmtimet që mund të shkaktojë bora dhe temperaturat e ulëta te të mbjellat dhe drurët frutorë, që në këtë periudhë lidhin frytet e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA