![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-1-3-800x450.jpg)
05/02 20:00
Bashkia e Selenicës po zhvillon zgjedhjet ditën e sotme për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në këtë degë.
Procesi i votimit ka nisur që në orën 9:00 e do të mbyllet në orën 17.00, ku kanë të drejtë të votojnë 906 anëtarë të Partisë Demokratike.
Në garë për këtë proces janë dy emra Leonard Rakipi dhe Gazmir Beqaj.
Procesi i votimit po administrohet nga dy komisione në katër dhoma të fshehta. Deri më tani fluksi i votuesve është i lartë, edhe pse shiu ka pushtuar të gjithë vendin.
Top Channel