Vladimir Putin duhet ta humbasë luftën, Ukraina duhet të fitojë, kryetarja e Komisionit Europian u tregua mjaft e drejtpërdrejtë në deklaratat e saj pasi vizitoi qytezën e Buchas, ku pas tërheqjes së trupave ruse, e gjithë bota pa mizoritë që kishin kryer atje trupat e Moskës.
“Është e tmerrshme. Pothuajse nuk kam fjalë për të përshkruar atë që pashë. E pabesueshme shokuese, kjo është fytyra brutale e luftës së Putinit”, ishte komenti i saj.
Von der Leyen sqaroi se kishte diskutuar me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal mbi atë çfarë blloku mund të bëjë më shumë, sanksionet, mbështetjen financiare, mbështetje për refugjatët, ndërsa theksoi se Kievi do të marrë akoma edhe më shumë armë.
Ajo i premtoi presidentit Volodimir Zelensku se do të ndihmohen përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE, duke i ofruar një start të shpejtë.
Pasi i dorëzoi atij formularin që përbën pikënisjen e BE-së për të vendosur anëtarësimin e Kievit, ajo u shpreh: Nuk ka për të qenë si zakonisht çështje vitesh për të krijuar një opinion, por më shumë çështje javësh.
Zelensky tha se do të plotësohet për një javë. Kryediplomati i BE-së, Borrell u tha gazetarëve se vizita ishte një sinjal se “Ukraina ka nën kontroll territorin e saj” dhe qeveria vazhdon të drejtojë vendin.
“Ukraina nuk është një vend i pushtuar, i dominuar. Ka ende një qeveri që pret njerëz nga jashtë vendit dhe mund të udhëtohet në Kiev,” u shpreh Borrell.
Top Channel