Rama thirrje “të tijve”: T’i vëmë gishtin kokës, duke nisur nga sot qëndrojuni mbi kokë…

09/04/2022 14:07

Kryeministri Edi Rama, iu bëri thirrje “të tijve”, duke thënë se është koha t’i vënë gishtin kokës dhe të kthejnë ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.

Gajtë fjalës së tij në Kongres, Rama tha se se nuk forcë tjetër politike ne vend që mund të përgjigjet, ndaj i paralajmëroi deputetët, ministrat dhe zyrtarët që nga sot, t’i rrinë “mbi kokë”, zyrave për të rritur besimin e qytetarëve.

Edi Rama: Një thirrje të jashtëzakonshme të mendjes për këtë kohë të jashtëzakonshme. T’i vëmë gishtin kokës, është detyrimi ynë. Askush përveç nesh nuk mund ta mbajë këtë detyrim që të ushqejë me fjalët me veprimet, ndjenjën e sigurisë tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Armët e ushtrisë dhe diplomacisë, nuk i mbrojnë dot shqiptarët nga rritja e çmimeve, nga zvarritjet e shërbimeve. Lufta mbivendoset si pika që përmbys komplet kupën. Ne nuk kemi çfarë i bëjmë luftë, por kemi shumë të tjera për të bërë. Gjëja e para është ta harrojmë që jemi fituar një mandate, dy mandate e tre mandate, ta harrojmë, nuk i duhet dreqi nëse qytetarët nuk gjejnë ushqim për sigurinë e tyre. Sa më shumë ne të shtymë përpara, aq më të sigurtë do ndihen qytetarët, duke nisur nga më thjeshta. Shërbimet e dokumentave do kalojnë të gjithë online, duke e shkëputur zyrtarucin nga qytetari. Duke i dhënë përfundimisht fund radhëve dhe pritjeve.

Ama ka një kusht, duke nisur me ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, si lidership i kësaj familjevem, t’ju qëndrojnë mbi kokë zyrave për të parë funksionimin, derisa të kthehet një gjë e zakonshme. Shërbimet me dokumenta duhen me përkushtim maksimal, merreni me mend shërbimet e sigurisë publike, ushqimore apo mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA