Rama: Asnjë kursim për këdo që ha në kurriz të PS, korrupsioni duhet goditur në kokë. Jam i gatshëm të shkoj që nesër në SPAK

09/04/2022 19:21

Në konferencën për media, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të shkojë që nesër në SPAK dhe të tregojë ku është koka e korrupsionit. Rama u tregua i prerë duke thënë se nuk do të kursehet askush që ha në kurriz të PS.

Rama: Asnjë kursim për të goditur këdo qoftë në këtë anë që ha besimin e njerëzve, besimin e kësaj familje dhe timin. Ne ndërkohë kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, e as në bisht, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t’ia tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut. Mos bëjmë referendum që ta marrin vesh me referendum.

Kryeministri Edi Rama duket se ka sulmuar edhe SPAK duke thënë se burgosin një grua për një arkë peshk, ndërsa të vdekurit nga politikanët rrotullohen në varr në kërkim të drejtësisë.

Rama: Epo kthehem tani tek ajo burg për një arkë peshk, për një punësim që edhe nuk u bë,  çfarë dreqin bëhet kështu ndërkohë që janë me dhjetëra e dhjetëra të vdekurit nga politikanët që kanë emër dhe mbiemra që rrotullohen ende në varr në kërkim të drejtësisë pa llogaritur vjedhje kolosale që tani vetëm SPAK nuk i di.

Burgoset një grua për 10 kile peshk dhe çudia e çudive është se ndërkohe që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet e partive të tjera, për këdo zyrat sot, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA