Presidenti Ilir Meta ka sqaruar bashkëpunimin me ish deputetin Alqi Bllako, i cili ka mbuluar postin e Sekretarit të Presidencës deri në shkurt të vitit 2019.
Meta: Ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i afërt i imi, nuk ka qenë as aktivist i LSI. Ka qenë me PD dhe ka qenë edhe në bashkinë e Tiranës në kohën e PD. E dyta e vërtetë është që ish ministri e ka marrë prej njohjeve të tij personale për sekretar të përgjithshëm. Nëse ka ardhur këtu, është se duhet të kishte statusin civil dhe këtu ka respektuar vetëm ligjin. Nuk mund të rrinte gjatë në presidencë. Ai është i ri dhe nëse bashkëpunon me drejtësinë dhe në një kohë të caktuar mund të rehabilitojë figurën e tij dhe të gjithë paratë t’i kthehen buxhetit të shtetit.
Alqi Bllako ka mbajtur postin e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, ish-sekretarit të Presidencës, dhe së fundmi të deputetit të PS. Nga mandati i deputetit hoqi dorë pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij për përfshirje në aferën e inceneratorëve. Alqi Bllako e çon në 11 deri më tani numrin e zyrtarëve të akuzuarve e arrestuar, nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.
Top Channel