Presidenti bjellorus thotë se ushtria e tij ka kryer veçmas ‘operacion special’ në Ukrainë (fotot)

09/04/2022 21:39

Perëndimi ka akuzuar shpesh presidentin bjellorus Alexander Lukashenko si krahu i djathtë i homologut rus Vladimir Putin. Dhe në fakt Kremlin e nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës prej Bjellorusisë në 24 shkurt.

Por megjithatë Lukashenko ka refuzuar të quhet “bashkëpunëtor i agresorit” në këtë konflikt të rëndë, shkruan britanikja Metro.co.uk

Tashmë presidenti i ka thënë botës haptazi se Bjellorusia ka dërguar ushtarët e vet në Ukrainë, me argumentimin për të çliruar “shoferët” që janë kapur aty.

Ai tha për agjencinë shtetërore Belta: “Arriti deri aty sa ata plehra po kapnin njerëzit tanë atje, kryesisht shoferë … që qëlluan të ishin aty në këtë kohë”.

“Unë i paralajmërova ukrainasit se do të detyroheshin të kryenim një operacion për të çliruar njerëzit tanë. Dhe në fakt ne kryem një operacion të tillë dhe i liruam njerëzit tanë”.

Megjithë deklaratën, Lukashenko dënonte Perëndimin që e fusnin atë në një grup me Putin.

Ai ankohej gjithashtu se Bjellorusia  nuk po përfshihej sa duhej, dhe argumentonte se vendi i tij ka të gjitha arsyet për të ndihmuar në mbylljen e konfliktit.

Lukashenko tha: “Nuk mund të ketë negocjata pa Bjellorusinë. Ju na sollën në këtë gjendje, vendet perëndimore, dhe sigurisht që pozita e Bjellorusisë duhet të dëgjohet në bisedime”.

“Ne nuk mund të futemi në një shportë me Rusinë, kjo luftë është prapa gardhit tonë dhe po prek situatën në Bjellorusi. Prandaj nuk mund të ketë marrëveshje të veçanta prapa kurrizit të Bjellorusisë”.

Zhvillimi vjen teksa Forcat ruse vijojnë të tërhiqen nga pjesët veriore të Ukrainës për t’u fokusuar në zonat lindore të vendit.

Ekspertët thonë se kjo po bëhet për të kursyer humbjet e jetës së ushtarëve, duke fokusuar burimet në zona e qytete specifike.

FOTO GALERI
1/3
Lukashenko ka refuzuar të quhet “bashkëpunëtor i agresorit” në këtë konflikt të rëndë

Top Channel