U përjashtua për 10 vjet nga ceremonia e Oscaërëve, por Will Smith do ta mbajë çmimin që fitoi si aktori më i mirë.

Edhe pse e e konsideroi të papranueshëm dhe të dëmshme sjelljen e aktorit, që godit me shuplakë komedianin Chris Rock, Akademia e filmit doli në përfundimin se nuk ka përse i hiqet e drejta për të mbajtur çmimin, të cilën e fitoi për performancën e jashtëzakonshme në rolin e babait të dy tenisteve të famshme, Venus dhe Serena Williams.

53-vjeçari Smith tha se e respekton vendimin e Akademisë, ndërsa pranon plotësisht pasojat e sjelljes së tij. Aktori amerikan goditi komedianin Rock pasi ky i fundit bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënien e flokëve.

Më pak se një orë pas kësaj ngjarjeje, Will Smith mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin në filmin “King Richard”.

Akademia tha se  në kohën kur Smith goditi Rock, Akademia nuk kishte qenë e përgatitur që ta trajtonte siç duhet situatën e paprecedentë dhe kërkoi falje për këtë gjë. Kjo organizatë po ashtu falënderoi komedianin Rock që u tregua i përmbajtur “nën rrethana të jashtëzakonshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA