Parlamenti i Pakistanit para votës së mosbesimit ndaj kryeministrit Imran Khan (fotot)

09/04/2022 20:18

Prezencë e gjerë sigurie shihej sot jashtë parlamentit të Pakistanit ku Imran Khan përballet me votën e rrezikshme nëse do të qëndrojë apo jo në post.

Kryeministri tha dje se pranonte vendimin e gjykatës së lartë që mund ta largojë nga pushteti, duke thënë se ishte viktimë e një konspiracioni të SHBA për “ndryshim regjimi”.

Kryeministri i zgjedhur në 2018 pritet të humbasë votën pas braktisjes së një anëtari të koalicionit dhe disa anëtarëve të partisë së tij.

Vendimi i gjykatës erdhi të enjten kur Khan shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhje të reja për arsye të “ndërhyrjeve të huaja”.

Në një fjalim 40-minutësh Khan denoncoi Lidhjen Muslimane të Pakistanit dhe Partinë Popullore që megjithse janë historikisht në konflikt, kësaj here u bashkuan për të larguar partinë e Khan.

Me humbjen e maxhorancës Khan akuzoi opozitën se po blente mbështetje në asemble me “pazare të hapura … duke tregtuar deputetët si dhi e dele”.
Ai tha se ato po bashkëpunonin me Uashingtonin për ta larguar nga posti prej kundërshtimeve të tij ndaj politikës së jashtme të SHBA, veçanërisht në vende si Irak e Afganistan.

 

FOTO GALERI
2/7
Kryeministri tha dje se ishte viktimë e një konspiracioni të SHBA për “ndryshim regjimi”.

Top Channel