Nga kongresi i PS, kryeministri Edi Rama komentoi dënimin e ish- zv/ministres Rovena Voda, ndërsa ndërsa theksoi se drejtësia e re, nuk po hyn ende në ata që vranë protestues në Bulevard.
“Të gjitha qeveritë, për të bërë detyrën zgjidhen. Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave, edhe kush i vrau protestuesit në bulevard.
Drejtësia e re ende po vonon, apo po nguron që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjecare. Ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një ark peshk. Ndërsa dallimin mes qeverive e bëjnë vendimet që marrin. Kemi hyrë në këtë mandat të tretë më të fortë.’- tha Rama.
Ish zv/ministrja Rovena Voda u dënua pak ditë më parë me 10 muaj burg, pasi sipas organit të akuzës kishte marrë një arkë me peshk për një vend pune.
Top Channel