Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka mbyllur procesin zgjedhor per kryetarin e deges së PD Mallakastër në bazë të parimit, një anëtar një vote.
Procesi filloi në orën 09:00 dhe u mbyll ne orën 18:00 në ambientet e kinemasë së qytetit.
Kandidatët për Kryetar dege PD Mallakastër janë Astrit Adem Xhafaj dhe Resmi Bilbil Shanaj, dy kandidatura të propozuara nga vetë strukturat e PD.
Fitues është Resmi Bilbil Shanaj arsimtare me 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota te pavlefshme.
Fituesi Shanaj u shpreh se dera është e hapur për të gjithë demokratët.
Deputeti Luan Baçi si i deleguar i Partisë Demokratike për qarkun Fier ka qene prezent në këto votime.
Mallakastra është e para që voton, ndërsa këtë proces e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm, pasi sjell në kutitë e votimit të gjithë anëtarësinë, pas ndryshimeve që përfshinë Pd .
Top Channel