Boris Johnson vizitë suprizë në Kiev, kryeministri britanik takon Presidentin Zelensky

09/04/2022 16:20

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Jonson udhëtoi drejt Kievit ku u takua me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Vizita e kreut të qeverisë së Britanisë çuditi të gjithë pasi nuk ishte e lajmëruar. rreth orës 16:00 presidenca ukrainase shpërndau lajmin dhe foton e takimit të dy liderëve.

Në njoftimin e shpërndarë nga qeveria e Britanisë së Madhe thuhet se “Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake”.

Boris Jonson ka qenë mbështetësi kryesor i çështjes së Ukrainës gjatë këtyre dy muajve dhe kjo vizite merr një rëndësi të madhe tashmë që rusët janë larguar nga Kievi dhe kryeqyteti ukrainas u vizitua dhe një ditë më parë nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der leyen dhe shefi i diplomacisë së be Joseph Borrell. Ndërkohë Britania e Madhe ka njoftuar se do të ndihmojë Ukrainën me armë dhe ka vënë në dispozicion 100 milionë paund.

Ndërsa ndihmësi i Zelensky, Andriy Sybiha, postoi një fotografi të liderëve të ulur përballë njëri-tjetrit.

Sybiha e përshkroi Johnson si “udhëheqës i koalicionit kundër luftës. Udhëheqës i sanksioneve ndaj agresorit rus”.

Londra nuk e njoftoi vizitën e Johnson në Ukrainë para kohe, me vetë kryeministrin që i hodhi poshtë pyetjet rreth një vizite të mundshme në një konferencë për shtyp të premten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA