Korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet sekretari i përgjithshëm i qeverisë në Maqedoninë e Veriut

09/04/2022 11:03

Nën akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës, policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri.

Ndaj Zeqirit Gjykata e shtetit fqinj kishtë dhënë masën e sigurisë me 30 ditë paraburgim. Prokuroria dyshon se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një kompani që kap vlerën e përgjithshme prej rreth 941, 985 euro, që është rreth 147,000 më shumë se shuma e paraparë, pa procedurë të prokurim publik.

Gjykata vendosi masën e paraburgimit pasi sipas saj, “ekziston rreziku i arratisjes, zhdukjes të gjurmëve apo ndikimit të dëshmitarëve, si dhe rrezikut që ai të përsërisë veprën”.

Pas njoftimit të prokurorisë për hapjen e hetimeve, Zeqiri dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. Në njoftimin e publikuar, ai tha se ka besim se do të vërtetojë pafajësinë e tij. Zeqiri mbante këtë detyrë prej nëntorit të 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA