“Ka deputetë që shkojnë në qark vetëm kur numërohen votat”, Rama njofton projektin e ri të llogaridhënies

09/04/2022 16:27

Në vijim të kongresit të PS, Rama nuk la jashtë vëmendjes edhe drejtuesit politikë të qarqeve për të cilët tha se duhet të japin llogari për zonën që përfaqësojnë.

“Drejtuesit e qarqeve duhet të japin llogari në kongresin e llogaridhënies, partia duhet pyetur edhe për deputetët, apo të bashkisë vet. Ne kemi deputetë të shkëlqyer dhe këtë e them me përgjegjësi. Por kemi deputet që për herë të fundit kanë qenë ditën që janë numëruar votat. Kemi deputetë që shkojnë në territor më pak se drejtuesit e qarkut. Këtu duhet llogaridhënie. Duhet të masim forcën tonë me aftësinë për të dëgjuar cdo opinion. Jam kundër teorive që mendimi ndryshe zëri ndryshe, për telenovela por fryma kritike, duhet t’i kthejmë nga frymë kafenesh, në frymë dhe kulturë forumesh. Këtu duhet të cohen anëtarët e kongresit, jemi të gjithë të barabartë.”- tha Rama ndërsa theksoi se një tjetër projekt i së ardhmes do të jetë partia dixhitale.

“Partia dixhitale, jemi ende në kohë, por kemi pak kohë për dicka që e kam përsëritur, s’me rezulton të jetë kuptuar. Gjithmonë e më pak do mbetet në territor, për kontakte fizike. Së pari cdo aktivist i PS duhet të jetë edhe aktivist dixhital. Përtej kësaj ne duhet ta përdorim këtë mundësi për të bërë atë që bëjmë me këshillimin kombëtar. Anëtarët e Kongresit janë udhëheqja e partisë. Kongresi duhet të ketë mundësi të marrë pjesë për një temë apo një tjetër. Mos mblidhemi këtu për të dhënë mend, duhet ti kemi aty forumet lokale, këshillat bashkiak, që edhe njëri tjetrin ta dëgjojmë por edhe që gjithë ne që jemi këtu të kemi mundësinë se ca ndodh në gjithë territorin e PS. PS të bëhet shembulli i vëllazërisë, këtu do ndahet suksesi nga dështimi i të ardhmes. Kjo parti duhet të bëhet një vëllazëri që të jetë e lidhur me disa parime e vlera e jo me vendin e punës në shtet” u shpreh Rama.

Ndër të tjera, kreu i PS njoftoi edhe mbajtjen e kongreseve programatike, si ai për bujqësinë apo arsimin, ku theksoi se të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë, janë apo jo votues të PS.

“Ky format që bëmë sot nuk është thjesht për të zgjeruar hapsirat e komunikimit, por lidhet me këtë që thash. Kongreset janë momente kulmore të ndërveprimit dhe pastaj ato duhet të zbërthehen. Do të krijojmë dhe një zinxhir kongresesh programatike, një kongres për bujqësinë, në maj-qershor dhe do ftojmë të gjitha ata aktorët e sektorit, ekspertët studentët pedagogët, me të gjitha temat e zinxhirit të bujqësisë. Do bëjmë kongresin për arsmimin, në fund të gushtit fillim shtatorit. Për të qenë një hapsirë ku hyjnë e dalin mendime. S’ka nevojë të jesh anëtar i PS as votues për të ardhur në kongres mjafton të jesh individ që je i gatshëm t’i thuash mendimet e tua për të mirën e punës e që nuk janë vendime partiake. Ne do e bëjmë kulturë këtë veprim intensiv me njerëzit. Që fermerët të kuptojnë ca duam të bëjmë ne për të zgjidh hallet. Flasim për të rinjtë në mënyrë shabllone. Duhet t’i japim të rinjve mundësinë të dëgjojnë nga ne cfarë po bëjmë për ta. Është shumë e rëndësishme që secili prej jush të kuptojë që ka një përgjegjësi familjare për këtë vend për njerëzi e këtij vendi në këto kushte.” përfundoi Rama.

Top Channel