Është gjetur pas disa orësh kërkime turisti polak, i cili mbrëmjen e djeshme mbeti i bllokuar në kanionet e Himarës.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e turistit polak. Ashtu sic shihet edhe në pamje, turisti polak ka fraktura të në këmbë si edhe pjesë të trupit, por është i ndërgjegjshëm dhe komunikon me forcat zjarrfikëse.

Turisti polak kërkoi ndihmë përmes një telefonate në polici, të cilët nisën aksionin që prej ditës së djeshme për nxjerrjen e tij, por terreni i vështirë dhe errësira i pengoi.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA