Si një nga kampionatet më të forta të futbollit, golashënuesit e Premier League tërheqin vëmendje dhe janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Këtë sezon lojtari që ka arritur të shënojë më shumë dhe që mund t’i marrë “Këpucën e Artë” Harry Kane, i cili e fitoi atë trofe edicionin e shkuar me 23 gola, është Mohamed Salah. Megjithatë gara në këtë sezon është shumë e fortë, pasi pranë tij janë emra si Son apo Diogo Jota, ndërkohë që kampionati ka edhe disa javë përpara.
Teksa zhgënjyese mund të konsiderohet shifrat e Cristiano Ronaldos apo Romelo Lukakut, dy emra që u rikthyen me bujë të madhe në elitën e futbollit anglez.
10 golashënuesit e këtij edicioni të Premier League:
Mohamed Salah Liverpool 20 gola
Heung-min Son Tottenham 17 gola
Diogo Jota Liverpool 14 gola
Cristiano Ronaldo Manchester United 12 gola
Harry Kane Tottenham 12 gola
Sadio Mane Liverpool 12 gola
Ivan Toney Brentford 11 gola
Kevin De Bruyne Manchester City 10 gola
Riyad Mahrez Manchester City 10 gola
Raheem Sterling Manchester City 10 gola
Top Channel