Një 53-vjeçar me origjinë bullgare është shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pasi organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit.
Policia e Durrësit bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit bullgar F. S., 53 vjeç.
53-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në PKK Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara, për në zonën Schengen.
Në bashkëpunim me homologët vijon puna për kapjen e shtetasit bullgar të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Më herët, në Portin e Durrësit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 shtetas turq, të cilët tentuan të përdornin dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin.
Top Channel