3 persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Triple”.

Ata janë arrestuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Në pranga ranë M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë  në Itali për narkotikë,  dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e N. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike heroinë; rreth 4.3 kilogramë cannabis; dokumente identifikimi italiane të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 patentë italiane me foton e këtij shtetasi dhe me gjeneralitetet e një shtetasi italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA