E rëndë në Kavajë, gjendet një grua e mbytur. Dyshohet se është vetëhedhur në pus
09/04/2022 17:01
Një 75-vjeçare e identifikuar si L.X., është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj.
Gruaja është gjetur nga familjarët në fshatin Lus i Vogël në Kavajë dhe nuk ka shenja dhune.
Policia bën me dije se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel