Opinioni publik në Greqi ndjek i shokuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e fakteve të reja që fillojnë të hedhin dritë mbi vdekjen tragjike të tre vajzave të familjes nga Patra, prej të cilave vajza më e madhe, Xhorxhina 9 vjeç, ka vdekur nga një dozë e madhe ketamine, për të cilën akuzohet se ja ka dhënë vetë nëna e saj.

33 vjeçarja Roula Pispirigou ,që është çuar në paraburgim, mohon çdo akuzë,ndërkohë që ka filluar hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së dy vajzave të tjera dhe sipas specialistëve mjeko-ligjorë ka disa fakte që të çojnë në përfundimin se ato mund të jenë mbytur.

Orët e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekzaminimi histologjik i Iridës 6 muajshe, rezulton se ajo ka vdekur nga mbytja, pasi evidentohen gjetje patognomonike të asfiksisë, si kongjestion i rëndë në të gjitha organet (mëlçi, shpretkë, veshka, gjëndra mbiveshkore etj.).

Mëngjesin e së shtunës është hapur varri i 9 vjeçares Xhorxhina ,për tu marrë dhe për tu analizuar tableti i saj me të cilin e kishte varrosur e ëma dhe që sipas hetuesve mund të zbulojë shumë fakte të reja.

Në pistën e hetimeve tashmë hyn një e afërme e 33 vjeçares , e cila thuhet se është narkomane dhe mund ta ketë gjetur ajo në tregun e drogave sasinë fatale të ketaminës  që sipas akuzës Roula Pispirigou ja ka dhënë së bijës 20 minuta para se ajo të gjendej e vdekur nga mjekët  spitalit.

Ndërkohë në dy intervista për mediat greke ,babai i tre vajzave Manos Daskalakis ka treguar se si është ndarë nga ish bashkëshortja, pasi ajo kishte një lidhje tjetër, por asnjëherë nuk kishte dyshuar se ajo mund të kryente një krim të tillë. 30 vjeçari është thirrur për të dëshmuar për rrethanat e vdekjes së vajzës së tij të madhe, Xhorxhina , ndërsa në të njëjtën kohë ka deklaruar se tashmë mbështet hapur akuzën ndaj bashkëshortes së tij.

Në se vërtetohen akuzat edhe për vdekjen e dy vajzave të tjera, do të bëj çmos të shkoj në qelinë e saj dhe ta vras – ka thënë ai në një intervistë mbrëmjen e së premtes,ndërkohë që specialistë të hetuesisë,mjekësisë ligjore dhe psikologë shprehen se si është e mundur që një baba të mos ketë pasur asnjë dyshim për tre vdekje të vajzave të tij, brenda një periudhe prej gati tre vitesh.

Tre fëmijët e çiftit Daskalakis-Pispirigou kanë humbur jetën Malena 3 vjeç e gjysëm në korrik të 2019, Irida 6 muajshe në mars të 2021 dhe Xhorxhina 9 vjeç në janar të këtij viti.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA