Tashmë vizitat e ambasadores Yuri Kim në godinën e Prokurorisë së Posaçme Kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë të përmuajshme. Kështu ndodhi edhe këtë fillim Prilli kur ambasadorja Kim ngjiti shkallët e SPAK për tu takuar me kreun e prokurorisë së posaçme Arben Krajën.
Si gjithmonë detajet e takimit kokë më kokë , nuk bëhen publike por edhe njëherë tjetër përmes Twitter ambasadorja Yuri Kim nuk i kursen përgëzimet dhe mbështetjen.
Yuri Kim: “Takova sot shefin e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për sjelljen e më shumë rezultateve të vërteta, në emër të publikut shqiptarë. Rritja e numrit të hetimeve, vënies përpara ligjit dhe konfiskimit të aseteve etj, tregon se askush është mbi ligjin”.
Kjo vizitë e radhës në SPAK e ambasadores Kim vjen një javë pas arrestimit të ish sekretarit të përgjithshëm të presidencës dhe Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, disa zyrtarë të akuzuar nw dosjen e inceneratorëve ndërsa më herët u arrestua ish ministri i mjedisit Lefter Koka.
Yuri Kim: “Shtetet e Bashkuara do të vijojë të mbështesë fort reformën në drejtësi përfshi punën e SPAK, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë zyrtarët e korruptuar dhe të përfshirët në krim të organizuar duke forcuar shtetin ligjor. Kjo është e nevojshme të në të afruarit me kërkesat e BE dhe nevojës së qytetarëve për drejtësi”.
I dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të enjten përmes prononcimit të tij për Top Channel, la të kuptohet se lista e personave NonGrata do të shtohen.
Top Channel