Emigrant shqiptar Koçi Selamaj është dënuar me burg përjetë për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa.

Dënimi iu dha këtë të premte për sulmin e rëndë ndaj mësueses së shkollës fillore. Ai do të vuajë heqjen e lirisë për të paktën 36 vite.

36-vjeçari, ish-shpërndarës picash e ka goditur mësuesen me send të fortë 34 herë në kokë.

Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.

Nga hetimet rezultoi se Sabina, mbrëmjen e  17 shtatorit u sulmua tek sa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali ku do të takohej me një shoqe.

Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.

Selamaj  banonte në zonën Eastbourne. Ai kishte 5 vite që jetonte si emigrant në Angli dhe ishte i martuar me një shtetase rumune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA