Turisti polak rrëzohet në “Kanionet e Gjipesë” në Vlorë, pamje nga ekipi i shpëtimit

08/04/2022 19:54

Një turist polak ka kërkuar ndihmë këtë të premte, pasi është rrëzuar në “Kanionet e Gjipesë” në Vlorë.

Në një terren të vështirë policia dhe zjarrfikësit po mundohen të shpëtojnë turistin polak. Sipas informacioneve, ai ka pësuar frakturë në njërën këmbë.

“Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.  Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore. Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA