Tirana i bashkohet sot nismës së kryeqyteteve të mëdha në botë ku që prej fillimit të luftës në Ukrainë organizohen manifestime solidarizuese me popullin ukrainas.

Mes dhjetëra qytetarëve ishin studentë, skuadra kombëtare e Atletikës së Ukrainës, në marshim mori pjesë edhe Fatmir Xhafaj, Yuri Kim e ambasadori i Ukrainës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

I paralajmëruar për të filluar tani në mesditë, ky marshim paralizon qarkullimin në disa segmente në qendër të Tiranës.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:
• Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Ëillson” dhe tek “UFO”.

FOTO GALERI
2/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA