Nën akuzë për tregtim kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
08/04/2022 10:00
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u kap me fara kanabisi me vete.
Policia njofton se gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen “24 Maji”, shtetasit me iniciale O.Ç. iu gjetën rreth 600 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
I riu do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Top Channel