Lodra e gjakosur, makina të shkatërruara/ Pamje rrënqethëse nga sulmi rus në Kramatorsk

08/04/2022 16:17

Numri i të vdekurve nga sulmi në stacionin hekurudhor në Kramatorsk është rritur në 50, përfshirë pesë fëmijë, sipas guvernatorit të Donetskut.

Sky News ka publikuar pamje rrënqethëse nga sulmi, ku duket një kalë pellushi i gjakosur dhe makina të shkatërruara e djegura.

Kujtojmë se stacioni hekurudhor në ukrainë u godit këtë të premte nga dy raketa ruse. Deri më tani raportohet për mbi 80 të plagosur.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba  akuzoi Rusinë për masakër të qëllimshme të dhjetëra civilëve në stacionin hekurudhor Kramatorsk.

“Rusët e dinin se stacioni i trenit në Kramatorsk ishte plot me civilë që prisnin të evakuoheshin. Megjithatë ata e goditën atë me raketë.  Kjo ishte një masakër e qëllimshme. Ne do të sjellim çdo kriminel lufte para drejtësisë“, tha ai.

Mykhailo Podolyak, këshilltari kryesor i presidentit ukrainas tha se sulmi ishte “një akt i qëllimshëm”.

Ai shkroi në Twitter: Greva në stacionin hekurudhor Kramatorsk është një akt i qëllimshëm.  Dhjetëra civilë të vdekur dhe të plagosur. Familje me fëmijë që po përpiqeshin të evakuoheshin. Bota duhet të kuptojë: Rusia është një shtet-terrorist. Blerja e naftës dhe gazit të saj është financim i terrorizmit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA