“Kush e ka mundur Edi Ramën?”/ Berisha i bindur: Unë dhe PD-ja do të fitojmë

08/04/2022 14:11

Sali Berisha flet me bindje kur thotë se do të marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike dhe më pas do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një konferencë për gazetarët nga selia blu, Berisha tha se në fund të muajit, “do të zgjidhet këshilli kombëtar që do të zgjedhë më pas kryesinë dhe do të vendoset kryetari i ri”.

Ai fton çdo deputet demokrat që “të angazhohet në procesin zgjedhor në të cilin po kalon PD-ja”.

Ish-kryeministri iu përgjigj dhe kritikave se nuk do t’ia dalë të bindë elektoratin e pavendosur (gri).

“Unë po përpunoj platformën më bindëse për elektoratin gri. Kur ata shohin se kjo është plotësisht e mundshme, dalin me idenë se nuk e mund dot Edi Ramën. Edi Rama dhe tentakulat e Xhorxh Soros kanë montuar një fushatë të tërë kundër Sali Berishës, me paragjykime, trillime”.

Me vetëbesim dhe këmbëngulje, Berisha sheh veten si politikanin e vetëm që mund të mundë Edi Ramën, që mban postin e Kryeministrit për të tretin mandat radhazi:

“Edi Ramën e ka mundur dy herë Sali Berisha. Kush i ka mundur socialistët në Shqipëri? Nëse ka një njeri që ka trashëgiminë e mundjes së Edi Ramën është Sali Berisha. Këto janë paralajmërime se unë do të fitoj, PD-ja do të fitojë. Shqiptarët nuk meritojnë një regjim si i Edi Ramës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA