Kancelari gjerman vizitë në Londër, takim me Boris Johnson për sanksionet ndaj Rusisë

08/04/2022 11:38

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë një vizitë në Londër ditën e sotme ku do të takojë kryeministrin Boris Johnson.

Kjo është vizita e parë e Olaf Scholz në Londër që kur u emërua kancelar gjerman vitin e kaluar. Në kohën e tij të shkurtër në detyrë, i dominuar nga ngjarjet në Ukrainë, ai tashmë ka kryesuar mbi një ndryshim detar në qasjen e Gjermanisë ndaj Rusisë.

Schols ka rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, ka rënë dakord me sanksionet e BE-së dhe po furnizon Ukrainën me armë. Në takimin me Boris Johnson, Scholz do të ndeshet me synimet e tij për të vepruar akoma më shumë dhe akoma më shpejt.

Kjo është një prespektivë shumë e vështirë për Gjermaninë pasi ajo varet nga Rusia për një të katërten e shpenzimeve të saj për energji dhe heqja nga kjo lloj varësie do ti kushtonte shumë shtrenjtë ekonomisë gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA