Rritja drastike e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre.

Kjo ka bërë që inflacioni në mars të kërcejë në 5.7%, niveli më i lartë në 20 vite.

Kjo normë inflacioni është shumë më e lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë 3%, por e pritshme bazuar edhe në projeksionet e vetë institucionit sipas të cilit vala e shtrenjtimit të çmimeve nuk do të ndalet as në pjesën e mbetur të vitit.

Të gjitha mallrat thuajse janë shtrenjtuar këtë periudhë sipas statistikave, veçanërisht ushqimet kryesuar nga produktet bazë të shportës dhe karburantet për të cilat qytetarët shqiptarë kanë paguar ndjeshëm më shumë, çka bëri që qeveria të ndërhyjë për kufizimin e tyre përmes ngritjes së bordeve të monitorimit.

Kostot janë rritur edhe për faturat e qirave, ujit e dritave si dhe ato kafene e restorante.

Kriza e çmimeve do të vërë në vështirësi të mëdha edhe në vijim buxhetet e konsumatorëve shqiptarë që çojnë mbi 42% të shpenzimeve të tyre vetëm për ushqime, e duket se efektet e saj do t’i ndjejnë për një periudhë afatgjatë.

Rritja drastike e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA