Burgoset e reja për planin diabolik të torturës e vrasjes së të dashurit që shkonte me femra të tjera (fotot)

08/04/2022 15:50

Një adoleshente që planifikonte të torturonte e të vriste të dashurin e saj me një listë të detajuar veprimesh për hapat që do të merrte, është burgosur sot në Britani.

Sophie George ishte e tërbuar për hakmarrje dhe kishte mbushur qese me shirita ngjitës, ilaç rrobash dhe mjete izoluese, para se të priste në takim Adam Yioses në Brighton, Britani në shtëpinë e saj në fund të vitit 2019.

Para planit të saj ajo kishte hartuar një manual të detajuar për “dërgimin e tij drejt vendit të varrosjes, torturimit dhe vrasjes së tij”.

George, i cili ishte 18 asokohe, kishte tentuar të bënte që Yioses të drejtonte makinën për në parkim para se të nxirrte thikën dhe ta godiste në dorë teksa djali nisi të vetëmbrohej.

Viktima kishte arritur të dilte nga makina dhe thërriti policinë, teksa George, tashmë 20 vjeçe, e kishte qëlluar me grusht dhe kishte kafshuar gishtin e tij me të gjithë fuqinë.

Kur policia erdhi në vendngjarje kishin vendosur në pranga Yiosese para se të kuptonin se cila ishte situata e vërtetë dhe të zbulonin mjetet e vrasjes së vajzës, e cila i kishte sjellë me vete.

Plani i saj i shkruar parashikonte që të detyronte Yiosese të ecte drejt një varri që ajo kishte hapur, ta torturonte për të zbuluar emrat e vajzave të tjera me të cilat ai kishte shkuar në shtrat.

Duke dërguar vajzën në paraburgim gjykatësja Christine Henson tha: “Duket se ju ishit e fiksuar me hakmarrjen pasi ishit e bindur se viktima po flinte me femra të tjera”.

“Ju kishit planifikuar sulmin tuaj në çdo detaj madje kërkonit dhe t’iu shpëtonit përgjegjësisë dhe zbulimit të mundshëm.”

George pranoi dy akuza tentativë vrasjeje dhe zotërim të një arme të rrezikshme. Ajo u dënua me 13 vjet burg, dhe duhet të kryejë të paktën dy të tretat e dënimit prapa hekurave.

“Shënimet tuaja për torturat e tmerrshme për të zbuluar vendndodhjen e femrave të tjera janë një reagim ekstrem për një ngjarje normale në raste të një partneri të rastit”.

Në gjykatë u tha se viktima Yiosese kishte mbetur me mosbesim ndaj miqve të tij pasi kishte besuar ndaj George dhe ajo ishte përpjekur ta vriste.

Prokurorja Jennifer Gray tha se George e Yiosese ishin njohur kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ai ishte në Universitin e Brighton.

Policia zbuloi më vonë se ajo ishte përpjekur të mësonte sesi të mbyllte dyert e makinës së modelit të tij.

FOTO GALERI
1/5
Sophie George ishte e tërbuar për hakmarrje dhe kishte mbushur qese me shirita ngjitës, ilaç rrobash dhe mjete izoluese

Top Channel