Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Ish kryeministri dhe ish kryetari PD Sali Berisha duke komentuar qëndrimin e Gabriel Escobar të një dite më parë në TopChannel, për akuzat në drejtim të ambasadores Yuri Kim dha një qasje të zbutur.
Berisha u kujdes të përcillte mesazhin se ai nuk ka asgjë personale me ambasadoren Yuri Kim. Ndryshe nga disa ditë më parë kur e qunte “Guvernartore” Berisha sot e cilësoi si një “ambasadore të nderuar”duke theksuar se qëndrimet e tij kanë të bëjnë me shkeljet dhe me jo me atë personalisht.
Berisha: E kam të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur vepron me përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden. Sa herë del në kundërshtim me konventën e Vienës, unë do e kundërshtoj dhe denoncoj. Politikat e SHBA në Tiranë synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet anti-opozitare.
Berisha i vijoi akuzat për Geoge Soros dhe tha se revolucioni i tij nuk ka për tu ndalur. Paralajmëroi se është duke punuar për një platformë politike më bindëse për elektoratin gri.
Top Channel