Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ka quajtur të papranueshme sulmet e Partisë Demokratike ndaj ambasadores Yuri Kim.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Gjekmarkaj tha se sulmet nga Sali Berisha drejtuar përfaqësueseve të SHBA-së po e dëmtojnë Partinë. Ai tha se distancohet nga të tilla deklarata, pasi dobësojnë partinë.

Agron Gjekmarkaj: Kam keqardhje që zhvillimet e PD kërkojnë sfidë nga SHBA. Unë besoj që këto e dëmtojnë PD. Gjithë ato sulmet që iu drejtuan zonjës Kim, ajo është përfaqësuesve SHBA. Sulmet ndaj saj e dëmtojnë PD, të papranueshme, unë distancohem nga të tilla deklarata. Krijojnë një klime që PD të jetë me e dobët në sytë e shqiptarët.

Top Channel