Shpëton shoferja ‘e dehur’ që përplasi gardhin e ra me makinë në pishinën e fqinjit (fotot)

07/04/2022 21:25

Një grua që supozohej se ishte e dehur dhe pa patentë bëri një zhytje spektakolare në Australi duke përplasur makinën në gardhin e shtëpisë së fqinjit dhe më pas duke rënë brenda pishinës së tij.

25-vjeçarja që drejtonte makinën në një zonë rezidenciale të Perth, nuk arriti të shkonte shumë larg të martën para se të dilte nga rruga për të rënë brenda në pishinë, shkruante rrjeti vendas Perth Now .

Por teksa makina e saj nisi të zhytej fqinjët e saj nisën të vepronin duke thyer xhamin e mjetit me një tullë, e duke e nxjerrë gruan para makina të fundosej.

“Dëgjova një përplasje të fortë … dhe ne të dy erdhëm duke vrapuar ,” tha një prej fqinjëve të saj për rrjetin 7NEWS. “Ajo nuk mund të hapte dyert nga brenda prej presionit të ujit, kështu që u hodha në pishinë”.

“Arritëm të thyejmë xhamin dhe dhjetë sekonda më vonë makina ishte fundosur. Ndoshta do të na duhej t’i jepnim ndihmën e shpejtë”, tha Ed për mediat.

Të tjerë dëshmitarë thonin se gruaja ishte me fat që fqinjët nxituan për ta ndihmuar.

Ajo kishte pësuar vetëm plagë të lehta por nuk kishte sigurim të automjetit. Policia e akuzoi me drejtim të mjetit nën influencën e alkoolit. E reja pranoi vetë se ishte mbi limitin e lejuar të pijes dhe tha: “Mos bëni si bëra unë, mos pini në timon”.

FOTO GALERI
1/5
Një grua pa patentë bëri një zhytje spektakolare në Australi duke përplasur makinën në gardhin e shtëpisë së fqinjit

Top Channel