Ronaldo i zhgënjyer te Man. United, përgatitet të ndryshojë kontinent

07/04/2022 21:02

Aventura e Cristiano Ronaldo tek Manchester United duket se nuk ka shkuar ashtu si ishte planifikuar, pasi ylli portugez po kalon sezonin e parë pa fituar asnjë trofe pas 12 vitesh.

Kontrata e sulmuesit portugez mbaron pas një viti, por duket se Ronaldo synon të largohet nga Manchester United këtë verë. Sipas raportimeve të mediave Inter Miami është një nga destinacionet ku sulmuesi mund të përfundoje karrierën e tij.

Ekipi i David Beckham ende nuk ka arritur të përparojë edhe pse ka afruar shumë yje të futbollit. Beckham beson se Ronaldo do të ishte personi i duhur për t’ju bashkuar ekipit dhe të përmirësonte zonën e sulmit.

Negociatat për të afruar portugezin tek Inter Miami kanë nisur dhe duket se diskutimet janë në rrugën e duhur kështu që mund të presim një nënshkrim në fund të sezonit.

Nga krahu tjetër tek Manchester United janë të lumtur që ky transferim të ndodh pasi në këtë mënyrë mund të heqin qafe pagën e lartë të Ronaldos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA