Qindra protestues përleshen me policinë në Peru për çmimet e karburanteve (video)

07/04/2022 20:07

Grupe të mëdha protestuesish lëshonin gurë dhe përlesheshin me policinë në rajonin bregdetar të Perusë, Ica në ditën e shtatë të zemërimit ndaj çmimeve të karburanteve.

Zhvillimi vjen megjithse një ditë më parë presidenti Pedro Castillo anulloi shtetrrethimin në kryeqytetin Lima që kishte si qëllim shuarjen e demonstratave kombëtare.

Mijëra njerëz kanë protestuar prej disa ditësh në qytetet kryesore të vendit kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, rritjes së taksës së autostradave dhe të pasigurisë në vendin e punës .


Të paktën tre viktima e dhjetra të plagosur janë raportuar në lëvizjen e zemërimit kundër inflacioni më të rëndë në 26 vjet sipas mediave.

Prokuroria tha se do të hetojë tre vdekjet gjatë protestave në qytetet e Jauja e Concepción në fillim të muajit.

Ata thanë se një prej protestuesve të vrarë ishte minoren, i gjetur në ujin e lumit Yacus në Jauja.

Një tjetër protestues besohet se është vrarë nga makina e policisë në demonstratën  e Las Balsas në Concepción.

FOTO GALERI
1/6
Grupe të mëdha protestuesish lëshonin gurë dhe përlesheshin me policinë në rajonin bregdetar të Perusë, Ica në ditën e shtatë të zemërimit ndaj çmimeve të karburanteve.

Top Channel