Presidenti i ri/ Rama përjashton Berishën: Do komunikojmë me ata copa dhe cika që përfaqësojnë të gjallët

07/04/2022 12:21

Kryeministri Edi Rama deklaron se do të komunikojë me opozitën në parlament për emrin e Presidentit të ri, por nënkuptoi se grupi i rithemelimit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.

“Ne do bëjmë përpjekje të komunikojmë me të gjitha copat dhe cikat që janë aty, se jo me cdo copë dhe cikë kemi ndërmend të komunikojmë. Do kumunikojmë me ata copa dhe cika që përfaqësojnë të gjallët.” -u shpreh Rama.

Ndërkohë pyetur nëse në këshillimin e ardhshëm, do të përfshihej në pyetësor edhe pyetja për President nga populli, Rama tha se personalisht është kundër, ndërsa riktheu sulmet ndaj Presidentit aktual Ilir Meta.

“Unë jam kundër që në një Republikë si e jona presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse Presidenti do të zgjidhet nga populli duhet t’i jepet më shumë pushtet. Të gjithëve i është ngatërruar pak foto se kemi pas një fatkeqësi natyrore në atë godinë, por roli i Presidentit është i tillë që e bën të pakuptueshme pse duhet të zgjidhet nga populli. Nëse do i jap pak më shumë fuqi do ishte gjëja e duhur. Nëse duan njerëzit mund të rishihet mënyra si është konstituar e gjitha, por kjo kërkon punë. Por thashë që jam kundër…” përfundoi Rama.

Top Channel