Presidenti i ri, Denaj: Emri mbi palët, përjashtohet Berisha, nëse emri nuk zgjidhet në dy raundet e para…

07/04/2022 21:45

Ish ministrja e financave, Anila Denaj ka folur për zgjidhjen e presidentit të ri, megjithëse nuk dha emra.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Denaj tha se emri duhet të jetë mbi palët, dhe përjashtoi mundësinë për emrin e Sali Berishës, duke thënë se nuk negociohet me non-grata.

Denaj tha se nëse emri nuk vendoset në dy raundet e para, në raundin e tretë do vendoset emri i përzgjedhur nga mazhoranca.

Anila Denaj: Përzgjedhja e presidentit kalon përmes një procesi. Grupet parlamentares sot, PS ka Ballën, Gjiknurin dhe Spiroplain dhe përballë kanë Alibeajn, Dodën dhe Mediun. Palët janë të përcaktuara. Ky proces duhet të zhvillohet normalisht. Në dy raundet e para të ketë diskutime dhe përafrime të një emri, ose do shkojë te emri i mazhorancës. Nuk negociohet me non-grata, ky pozicione përjashton Berishën. Nuk mund të spekulojmë për emrin, duhet të  jetë një person që shkon përtej palëve, që drejton vendin në të gjitha sfidat dhe qëndron mbi palët. Do të ndjekim procedurat strikte, mes disa raundesh.

Top Channel