Pentagoni teston “në heshtje” raketën shkatërruese mes tensioneve me Rusinë

07/04/2022 11:47

Forcat Ajrore dhe Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes në SHBA kryen në heshtje një provë të suksesshme të raketës hipersonike muajin e kaluar.

Një zyrtar i mbrojtjes i tha Defence News se Pentagoni zgjodhi të mos e bënte publik testin e armës HAWC, për rreth dy javë për të shmangur ndezjen e tensioneve tashmë delikate me Rusinë. Testi i fluturimit të lirë përfshinte versionin e HAWC të krijuar nga Lockheed Martin dhe Aerojet Rocketdyne dhe u lëshua nga një B-52 Stratofortress në brigjet perëndimore të vendit në mesin e muajit mars, pohoi zyrtari i mbrojtjes.

Sipas tij, prova shkoi me sukses: raketa arriti lartësinë 20 mijë metra dhe fluturoi për më shumë 300 milje detare. Detajet e testit dhe arsyeja pse nuk u njoftua menjëherë u raportuan fillimisht nga CNN. Zyrtari i mbrojtjes tha se testi HAWC u zhvillua menjëherë pasi Rusia tha se përdori një nga armët e saj hipersonike kundër Ukrainës.

Ai ndodhi po kështu në të njëjtën javë kur presidenti Joe Biden udhëtoi në Europë. Në fillim të marsit, Pentagoni shtyu një test të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman III. Arsyeja e këtij vendimi ishte se presidenti rus Vladimir Putin vuri forcat bërthamore të vendit të tij në gatishmëri më të lartë dhe amerikanët kërkuan të shmangnin çdo keqkuptim mbi testin Minuteman.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA