Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ndodhet në Bruksel për bisedime me aleatët e NATO-s.
Në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha: Agjenda ime është shumë e thjeshtë. Ajo ka vetëm tre pika në të. Janë armët, armët dhe armët.
“Ne dimë se si të fitojmë, por pa furnizime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të të gjitha armëve të kërkuara nga Ukraina, këto fitore do të shoqërohen me sakrifica të mëdha.”
“Sa më shumë armë të marrim dhe sa më shpejt të mbërrijnë në Ukrainë, aq më shumë jetë njerëzore do të shpëtohen. Nuk do të shkatërrohen më qytete dhe fshatra si Bucha.”
“Mund të tingëllojë e çuditshme, por sot armët i shërbejnë qëllimit të paqes”, përfundoi ai.
Ai tha se Ukraina ka nevojë për avionë, automjete dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga aleatët e NATO-s.
Stoltenberg tha se është i sigurt se në bisedimet mes ministrave të jashtëm të NATO-s dhe Ukrainës do të trajtohet nevoja për më shumë armë.
Ai tha se aleanca ushtarake e kupton që Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, armë antitank dhe lloje të tjera.
Top Channel