Mësuesja 21 vjeçare i shpëton burgut pas lidhjes seksuale me nxënësin 15 vjeçar, pas pendesës (fotot)

07/04/2022 16:23

Një punonjëse arsimi, e shpallur fajtore si ‘predatore’ seksuale nga gjykata, që kishte një marrëdhënie seksuale me një djalë adoleshent të cilin e kishte joshur duke i thënë “mosha është vetëm një numër” pranonte pendesën për lidhjen me 15 vjeçarin dhe gjykata i ka kursyer burgun në Britani.

Rebecca Williams kishte pranuar se i dërgonte mesazhe flirtuese të riut nën moshë dhe më pas e kishte ftuar në shtëpinë e saj në Criccieth, në veri të Uellsit, ku kishte kryer marrëdhenie seksuale me të.

21-vjeçarja thuhet se tashmë po punon me një kompani ndërtimi për të “ruajtur një profil të ulët” teksa i ka thënë miqve se “është penduar për veprimet e saj” pasi “ka paguar një çmim të lartë për gabimet”.

Becky thotë se e di se ajo që bëri është e gabuar dhe është penduar tha një mikeshë e saj për të përditshmen The Sun.

“Ajo dëshiron të kthejë kohën prapa por e di që nuk mundet. Ka vuajtur shumë depresion si rezultat i humbjes së karrierës së saj dhe të çështjes në gjykatë”, thotë mikesha e abuzueses, duke shtuar se ajo ka ndryshuar karrierë për të vazhduar me jetën e saj.

Mësuesja ndihmëse kishte qenë në kontakt me të miturin dhe mesazhet mes tyre ishin përshkallëzuar, siç u tha në gjykatë.

Williams kishte marrë 15 vjeçarin në makinën e saj një fundjavë dhe e kishte çuar në shtëpi. Në gjykatë u tha se ata kishin shkuar televizion së bashku por pak më vonë e akuzuara e kishte çuar viktimën në dhomën e gjumit, ku e kishte nxitur në marrëdhënie seksuale.

Djali 15-vjeçar kishte qëndruar gjithë natën aty.

Prokurori tha se Williams i kishte shkruar më vonë të riut për t’u takuar përsëri.

Prokurori Edwards tha më tej: “Zhurmat nisën të qarkullonin se punonjësja kishte nisur një lidhje me një nxënës dhe drejtues të stafit kontaktuan me të duke kërkuar informacione. Më vonë u njoftuan policia dhe shërbimet sociale dhe djali konformoi se ata kishin pasur marrëdhënie seksuale”.

Avokatja mbrojtëse Jemma Gordon, tha se Williams ishte marrë në pyetje në fillim të vitit të shkuar  dhe kishte pranuar akuzat.

Gordon tha: “Ajo është tashmë në një marrëdhënie të re dhe kjo e ka ndihmuar”.

Por gjykatësi Saffman tha se Williams kishte joshur me vetëdije të riun nën moshë: “Ti e dije çfarë ishe duke bërë dhe po mundoheshe të arrijë të kishte një lidhje seksuale me të”.

“Djali kishte ndërprerë marrëdhënien por e akuzuara kishte kërkuar me këmbëngulje vazhdimin e saj. Madje disa nga mesazhe ishin dërguar nga ambjentet e shkollës, që është akoma më e rëndë”.

Pas lirimit Williams nuk pranoi te komentonte per mediat.

FOTO GALERI
1/5
Rebecca Williams kishte pranuar se i dërgonte mesazhe flirtuese të riut nën moshë dhe më pas e kishte ftuar në shtëpinë e saj në Criccieth, në veri të Uellsit

Top Channel