Legalizimi i kanabisit, Gjekmarkaj: Rama do të shërojë ata që i ka stresuar, u jep mundësinë të dredhin…

07/04/2022 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka quajtur absurd vendimin për legalizmin e kanabisit për qëllime mjekësore. 

I ftuar në emisionin “Top Story” mbrëmjen e sotme, Gjekmarkaj tha se me ironi se nga ana komike, kryeministri po kërkon të shërojë nga stresi njerëzit që ka qeverisur.

Ai shtoi se legalizmi i do të korruptonte çdo gjë në vend, teksa shtoi se shpreson që kjo të jetë shaka.

Gjekmarkaj: Nga ana komike kryeministri po shfaqet si doktor, që do të kurojë qytetarët që i ka shkaktuar stres dhe u jep mundësinë të dredhin një kanabis. Duke pasur parasysh mënyrën si funksionon shteti ynë, ne e dime seriozitetin e instuticoneve tona. Në gjitha raportet ndërkombëtarë, po flitemi si vend shumë i korruptuatar. Nëse do bëhej do korruptohej çdo gjë për të prodhuar më shumë kanabis, i jep mundësinë të gjithëve të  korruptohen dhe të merren me kanabis. Shpresoj të jetë shaka për të mbuluar këto që kanë ndodhur.

Top Channel