Komentet kundër ambasadores Kim/ Shpërthen Elton Ilirjani: Atdhetarucë të shtirur, pa SHBA nuk do kishte Shqipëri

07/04/2022 09:00

Biznesmeni Elton Ilirjani që aktualisht jeton në SHBA ka reaguar ashpër ndaj komenteve që janë bërë në rrjetet sociale kundër ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.

Ambasadorja është angazhuar ditët e fundit në disa takim politike, politika bëhet gati të zgjedhë Presidentin e ri të vendit.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja për korrupsion të nivelit të lartë e ka akuzuar ambasadoren Kim se po ndërhyn në punët e brendshme të PD-së.

Me shqetësim të madh dhe herë herë me inat kam përcjellë deklaratat e disa shqiptarëve me urrejtje kundër SHBA dhe shkëlqesisë së saj, ambasadores së SHBA-së në Tiranë! Janë disa gazetarë, analistë, politikanë, artistuca etj. Të gjitha këto deklarata në mbrojtje të dikujt që është ‘non grata’”, shkruan Ilirjni përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri dhe shqiptari dhe as Kosovë të pavarur”, thotë më tej biznesmeni.

Shfletoni historinë e 100 viteve të fundit! Nëse SHBA largohet nga Shqipëria ju zogj të zhurmshëm do duhet të mësoni serbisht, greqisht, bullgarisht dhe rusisht si gjuhë të dytë. Këtë dëshironi ju? Por nuk e dëshiron shumica absolute e shqiptarëve. Ju jeni verbuar nga interesa korrupsioni, inati personal për ndonjë vizë të refuzuar dhe kutundarie që fatkeqësisht vazhdoni ta mbani në ballin tuaj”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA