Me ardhjen në pushtet në 2013-ën socialistët ndërmorën aksionin e heqjes së Lazaratit të statusit vënë nga mediat perëndimore si “ Meka Kanabisit në Europë”. 

Një aksion që u udhëhoq nga ish ministri punëve të brendshme Saimir Tahiri,  u vlerësua atë kohë nga Edi Rama si shenja e parë e tolerancës zero me bimën jeshile të qejfit.

E ndërsa Lazarati u arkivua si një histori suksesi e lazaratasve sfidues të shtetit  ndër vite,  raportet ndërkombëtare dhe fotografimet e Guardia di Finaca në vitet në vijim treguan  masivitetin e mbjelljes së kanabisit në çdo cep të vendit nga Jugu në Veri.

Por ndërsa kanalizimi po kthehej në një njollë te erret për Shqipërinë në botë, nga radhët e socialistëve, erdhi një ide, që në fillim u duk e çmendur.

Koco Kokdhima në vitin 2015  atëherë deputet nën siglën e PS, ai i cili për herë të parë hodhi idenë e legalizimit të mbjelljes së kanabisit për qëllime mjekësore duke ndjekur modelin e fqinjit tonë në Maqedoninë e Veriut.

7 vite kaluan dhe kjo çështje kur dukej se ishte pluhurosur në  arkivat e ideve të Edi Ramës, risillet në një formë tjetër. Përmes  “Këshillimit Kombëtar”.

E gjashta pyetje ndër 12 gjithsej,  kërkonte përgjigje nga shqiptarët nëse edhe Shqipëria duhet të kultivojë, përpunojë e eksportojë në mënyrë të kontrolluar kanabisin për qëllime mjekësore.

Sipas të dhënave të përgjigjeve anonçuar nga vetë kryeministri, 61 % janë përgjigjur pozitivisht. 29 negativisht dhe 10 % nuk e dinë.

“Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qyterarët do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor”, tha Rama.

“Do të hapim një front të ri punë dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet”, 

Akoma nuk ka detaje se çfarë do të sjellë legalizimi mjekësor. Një situatë si në Maqedoninë e Veriut ku kjo ka ndodhur prej vitesh, pa sjellë ndonjë impakt të fortë ekonomik, apo për diçka tjetër, më të gjerë, më masive, e ngjashme me shtetet më liberale të Amerikës, apo Britaninë e madhe dhe Holandën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA