Gjykata njeh Bashën në krye të PD, Bollino: Berisha është vetëshpallur në krye të PD, do vazhdojë përçarja nëse…

07/04/2022 21:33

Analisti dhe gazetari Carlo Bollino është shprehur se Sali Berisha është vetëshpallur në krye të PD-së dhe kjo po e dëmton partinë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Bollino tha se Berisha  ka marrë jo vetëm kontrollin e partisë, por edhe të Rithemelimit, prandaj dhe qëndron në krye të tavolinës nëpër mbledhje.

Mirëpo, anëtari i komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se ulësja nuk ka rëndësi pasi ai respektohet për kontributin që ka dhënë në PD dhe politikën shqiptare.

Bollino tha se përçarja brenda PD do të vazhdojë nëse Berisha zgjidhet në krye.

Bollino: Berisha ka frik që baza e anëtarësisë mund të përcepotohet si defaktorzim në nivelin ndërkombëtar. Fabula pas 6 marsit është sikur gjithçka ka mbaruar, sikur nuk ekziston non-grata. Një narrativë që është jashtë realitetit. Nuk duhet të harrohet që ka një element tjetër në tavolinë. Gjykata ka caktuar një gjyqtare për të vendosur nëse PD ka të drejtë të ankimojnë vendimin e Zhurkrit. Nuk është vendim përfundimtar. PD nuk është pronë e dikujt. Ka edhe përfaqësues të tjerë që ekzistojnë në letra, kryetari i grupit. Kjo është një pikëpyetje, nuk e dimë çfarë do vendose zonja Muça, por kur nuk është vendim i formës së prerë. Ka një palë tjetër që pretendon që edhe ata mund ta kundërshtojnë vendimarrjen, sipas tre normalisht.  Disa parashikime në statut që janë ndryshe nga ato të zotit Zhukri. Ne jemi një situata të pazgjidhur. Nga pikpamje praktike, Berisha ka marrë kontrollin jo vetëm, të partisë, edhe të Rithemelimit. Mesazhi fizik ka rëndësi, Berisha ishte në krye, vetë shpallur kundër çdo procedurë.

Ivi Kaso: Është ulur në shenjë respekti për kontributet, është diçka instiktive, ka qenë president, kryeministër, themelues i PD, por ne mbledhjet janë bërë edhe më pak formale dhe ska pas kurrë rëndësi ulja.

Bollino: Ai krijon përçarje brenda PD, do vazhdoj edhe pas prillit, një Seli e PD është kontrolluar nga Berisha. Faktori ndërkombëtar nuk e njeh, dhe kjo përçarje do vazhdojë deri në zgjidhjet administrative në vitin tjetër.

 

Top Channel