Negociatat për zgjedhjen e pasuesit te Ilir Metës nuk kanë nisur ende, por opozita duket më e shqetësuara për procesin në syrin e analistëve.
Për Carlo Bollinon, Sali Berisha është më i shqetësuari pasi i druhet përjashtimit nga procesi. Nga studio e Top Story Bollino tha se Berisha është shembulli i mungesës së konsensusit pasi është vetëshpallur President në një kohë kur vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme.
Bollino: Jo vetëm Berisha nuk është mangët. Brenda grupit parlamentar është një fraksion minoritar dhe janë deputetët që votojnë. Zoti Berisha ka votat e pa nevojshme për të votuar deputetin. Berisha është shembull i mungesës së konsensusit duke filluar nga Nishani. Ai vetë është vetëemëruar president i republikës, është vetëshpallur.
Balla: Nuk besoj se problemi i Berishës është presidenti, por nuk duket i shqetësuar për të dhënë një emër. Shqetësimi i tij është mospjesëmarrja në proces.
Bollino: Çështja e rëndësishme në tavolinë është zgjedhja e presidentit dhe Berisha pretendon të jetë faktor, por nuk mund të jetë në këtë gjendje. Jam dakord që shumica nuk përfaqëson gjithë kuvendin por duhet të presim zgjedhjet e tjera për ta rregulluar këtë çështje. Legjitimiteti i fitores së PS në 25 prill, janë konfirmuar në rezultatet e 6 marsit. Pra kjo konfirmon vërtetësinë e zgjedhjeve.
Ivi: Zgjedhjet e 6 marsit kanë vazhduar në vijimësinë e problemeve të 25 Prillit.
Top Channel