Një 36-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Berat pasi në lokalin që kishte në pronësi, organizonte lojëra të jashtëligjshme fati.

Ndaj shtetasit me iniciale E.K.,  banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, rëndojnë akuzat për “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia ka sekuestruar si provë materiale një telefon që përdorej për vënie bastesh sportive.

Ndonëse lojërat e fatit ndalohen me ligj në vendin tonë, aktivitete të tilla vazhdojnë të ushtrohen në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA