A do të përjashtohet Rusia nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut? OKB voton sot

07/04/2022 10:35

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot nëse do ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Votimi është konfirmuar për orën 10:00, sipas Paulina Kubiak, zëdhënëse për presidentin e Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid.

Dy të tretat e vendeve që votuan në asamblenë prej 193 anëtarësh duhet të mbështesin pezullimin që Rusia të hiqet përkohësisht nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me bazë në Gjenevë.

Vitet e fundit, organizata ka qenë nën presionin e imponuar nga autoritetet në vazhdën e goditjes së vazhdueshme ndaj organizatave joqeveritare, mediave të pavarura dhe institucioneve demokratike në të gjithë Rusinë.

Shumë aktivistë, gazetarë dhe njerëz të tjerë janë larguar nga Rusia për në vende të tjera që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Ndërkohë, Senati amerikan do të votojë nëse do të ndalojë importin e naftës ruse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA