Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy, ditën e djeshme komentet gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka krahasuar ushtrinë ruse me ISIS-in duke thënë se nuk ka asnjë dallim midis tyre.
Teksa mbante fjalimin në Këshillin e Sigurimit, ishte hera e parë ditën e djeshme që ai bëri thirrje për ndihmë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë. Ai tha se ajo çfarë ndodhi në Bucha ishte mizore ku gratë u përdhunuan e u torturuan para fëmijëve të tyre, e më pas u vranë pasi nuk thanë atë që ushtarët donin të dëgjonin nga goja e tyre. Për këtë arsye, Zelensky i krahasoi ushtarët rusë me ata të ISIS.
“Po ju drejtohem në emër të njerëzve që nderojnë kujtimin e të njerëzve çdo ditë dhe kujtimin e civilëve që vdiqën, u qëlluan dhe u vranë pas torturës. Disa prej tyre u qëlluan në rrugëve. Ata prenë gjymtyrët, prenë fytin e tyre, gratë u përdhunuan dhe u vranë para fëmijëve të tyre. Gjuhët e tyre u nxorën vetëm sepse agresori nuk dëgjoi atë që ata donin të dëgjonin prej tyre”, tha ai.
Top Channel