Shefi i NATO Jens stoltenberg tha të mërkurën se deri më tani nuk ka ndonjë shenjë që Vladimir putin të heqë dorë nga ambicia e tij për të marrë në kontroll të gjithë Ukrainën.
Sipas tij lufta mund të zgjasë për një kohë më të gjatë sec ishte menduar.
“Duhet të jemi realist , lufta mund të zgjasë për një kohë më të gjatë, me muaj të tërë , ndoshta dhe vite, Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të përgatitur dhe të shtojmë mbrojtjen tonë e njëkohësisht të ndihmojmë dhe Ukrainën.”
Shefi i NATO-s i bëri këto deklarata para se të hynte në një takim me ministrat e jashtëm të NATO-s, ku mori pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. Stoltenberg tha se brenda pak javësh Rusia mund të nisë sulmin e saj në të gjithë rajonin e Donbasit.
Ndërkohë në terren, zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se trupat ruse janë tërhequr nga rrethinat e Kiev dhe Chernihiv, dhe se ende nuk kanë arritur ta marrin qytetin e mariupol , megjithëse e kanë rrethuar atë. Por luftime të ashpra janë raportuar në qytetin e Severodonetsk , në rajonin e Luhansk ku të paktën 10 godina thuhet se janë goditur rnga raketat ruse
Ndërkohë forcat ukrainase thonë se janë në alert për shtimin e forcave ruse , pasi raportohet se ata po përgatisin një sulm të madh ,
Presidentit Zelensky akuzoi më herët gjatë së mërkurës botën se po dështon për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj vendit të tij dhe për atë që ai e cilësoi si fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe shkatërrimesh nga forcat ruse.
Ai akuzoi Rusinë se po përdor urinë si armë lufte duke goditur qëllimisht infrastrukturën ushqimore.
Top Channel