Nuk ka ende asnjë shenjë jete për të miturin e humbur një natë më parë në lumin Fan të Mirditës.

Polumbarët dhe banorët vijojnë kërkimet prej orësh tashmë, ndërsa janë përqendruar tek diga dhe dy anët e lumit.

I mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Topi i ka rënë në ujë dhe fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë sa e tërhoqi me vete.

Që prej momentit që është vënë re mungesa e të miturit, prindërit kanë lajmëruar policinë.

Sipas ‘bluve’, kërkimet u ndërprenë mbrëmë për shkak të errësirës, ndërsa në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s për gjetjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA